Çmenduria e shqiptarit në Hamburg, drejton me këmbë trajlerin me 24 ton hekura (VIDEO)

Dy shoferë shqiptarë nga Librazhdi kanë bërë një video mjaft të diskutueshme në Hamburg të Gjermanisë. Ata kanë filmuar veten e tyre duke drejtuar një trajler me një ngarkesë prej 24 tonësh, në mënyrë mjaft të rrezikshme Në një moment duket qartë se si shoferi që kishte rradhën të drejtonte, ngrihet në këmbë sipër sediljes dhe e drejton timonin me këmbë. Vlen të theksohet që shpejtësia e trajlerit është mjaft e madhe. Janë vetë shoferët të cilët kanë dërguar këtë video pranë redaksisë sonë dhe sipas tyre ngarkesa prej 24 tonësh përbëhej nga skela hekuri. Ju ftojmë në vijim që të ndiqni “çmendurine e tyre”.