Çmenduria/ E bleu tasin 3 USD, e shiti… 2.22 milion USD

loading...

vazo

loading...

 

Një tas i rrallë kinez, që ishte blerë për vetëm 3 dollarë, është shitur në një ankand në Nju Jork për më shumë se 2.22 milion dollarë.

Tasi është më shumë se 1000 vjeçar dhe është shitur në ankandin e Sotheby’s për qeramikën kineze.

Tasi iu shit një londinezi për 2.22 milion dollarë, shumë më lart se shuma prej 300 mijë dollarësh që pretendohej për të.

Vazoja i përket periudhës së dinastisë Song.

Objektet e bëra gjatë kësaj periudhe njihen për thjeshtësinë e tyre.

Personi që e kishte në pronësi, e bleu për 3 dollarë në vitin 2007 dhe e vuri në dhomën e ndenjes.

Ata i zbuluan vlerën e vërtetë tasit kur e panë me kujdes origjinën.

loading...