Çmenduria E Abramoviç, 21 Milion Euro Në Vit Për Guardiolën

loading...

lajmeonline.net-post-thumbnail

loading...
Roman Abramoviç ka vendosur të shpalosë “armët e rënda” në betejën e ethshme që është ndezur për të siguruar shërbimet e trajnerit Pep Guardiola ne sezonin e ardhshëm. Miliarderi rus është gati të bëjë çmenduri për trajnerin, aq sa ka përgatitur një ofertë të pabesueshme, më të lartën e të gjitha kohëve për një trajner, 21 milion euro në sezon, me një kontratë trevjeçare.
Nëse Guardiola do të pranojë këtë ofertë prej 54 milion paund në vit, do të fitojë dyfishin e asaj që merr aktualisht Sër Aleks Ferguson te Mançester Junajtid dhe do të bëhet trajneri më i paguar në botë.
Propozimi i Abramoviç është bërë për të mposhtur një konkurrencë të egër, që sheh përveç të tjerave në garë për trajnerin spanjoll edhe skuadrat e Bajern Mynih, Mançester Junajtid e Mançester Siti.
Miliarderi rus aktualisht është në Karaibe me pushime, por i ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës se nuk i ka pëlqyer humbja me Suonsi në Kupën e Ligës, ndaj po bën maksimumin për të siguruar trajnerin e tij të preferuar, me shpresën që ai të nisë revolucionin për ta bërë këtë klub të famshëm po aq sa Barcelona.
“Roman dëshiron Pep dhe kjo është arsyeja pse i ka bërë këtë ofertë kaq të madhe”, ka shpjeguar për mediat angleze një burim pranë pronarit të Çelsit që ka shpjeguar se miliarderi rus mendon se tashmë nuk do të marrë më një “jo” si përgjigje.

loading...