Çmendet moti. Prishen planet e fundjavës.

Fundi i javës erdhi dhe të gjithë keni bërë plane se ku do i kaloni të shtunën dhe të dielën.

Këto ditë që lamë pas temperaturat ishin relativisht të larta dhe plazhi vëlonte për shkak se ka qenë destinacion i parapëlqyer për shumëkënd.

Siç duket moti ka rezervuar disa surpriza që nuk i prisnim duke prishur disi planet.

Kjo javë parashikohet të jetë me temperatura të luhatshme dhe reshje shiu.

Të dielën do të ketë reshje të vogla shiu ndërsa nga e hëna pritet që në Shqipëri të rikthehet i nxehti afrikan.

Pas javës së dytë të qershorit priten të ulen temperaturat dhe reshje shiu të herëpashershme.