“Çmendet” moti/ Nisin reshjet e rralla të borës, i ftohti shkakton kaos dhe pushton kryeqytetin kilian

Një person ka humbur jetën, dy persona janë lënduar dhe dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, pasi kryeqyteti i Kilit, Santiago, u mbulua nga bora, që është një dukuri shumë e rrallë për këtë vend.

Bora “surprizë” në kryeqytetin kilian ka shkaktuar kaos dhe terr, duke lënë mijëra banorë të dridhen nga i ftohti në errësirë.

AFP raporton se një punëtor ka humbur jetën, teksa ishte duke u përpjekur për të pastruar akullin, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën pasi ishin goditur nga telat e energjisë elektrike që ishin shkëputur.

Meteorologët thanë se se kjo ishte bora më e madhe që ka rënë në Santiago që nga viti 2007.

View of a street covered with snow in Santiago on July 15, 2017.
An unusual snowfall –the first of such intensity since 2007– surprised the inhabitants of the Chilean capital, causing a few power cuts and minor traffic jams, in particular in the eastern areas of the capital, the closest to the Andes mountain range. / AFP PHOTO / Martin BERNETTI (Photo credit should read MARTIN BERNETTI/AFP/Getty Images)