Çmendet moti, meteorologët: Lamtumirë pushime, ç’do ndodhë në vijim

I nxehti afrikan që prej javësh ka përfshirë vendin tonë do të marr fund. Vendi ynë do të “pushtohet” nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu.

Nga e marta kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin. Vranësira të dendura do të ketë në zonat veriore ku priten rrebeshe shiu.

Pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendrës – jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore.

Mbrëmja dhe nata do të largojnë vranësirat duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det mbetet problematik.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të ndjeshme sjell mesdita duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht deri në 33°C.