“Çmendet” kompania e fluturimeve, shkoni në Amerikë dhe Europë për vetëm 140 mijë lekë

Një kompani ajrore norvegjeze ka nisur fluturimet në SHBA, Europë dhe Singapor për vetëm 99 £. Kjo ofertë speciale vjen pasi kompania feston 15-vjetorin e krijimit të saj.

Përveç këtij fakti, kjo kompani ofron ulje drastike për udhëtimet me distanca të largëta për vetëm 29 £.

Çmimet e leverdishme janë të vlefshme për 28 rrugë udhëtimesh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.

Ulja fillon që sot e zgjat për tri javë deri në datën 18 shtator. Kompania mbulon udhëtimet nga 16 tetori 2017 e deri në 16 mars 2018.

Burimi: Dailystar