Çmendet babai! Kërcënon se do të hedhë djalin nga kati i 15, arsyen nuk do ta besoni

Për disa “like” në Facebook, babai ka bërë një veprim të rrezikshëm duke varur nga ballkoni djalin e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Algjeri, ku një gjykatë e ka dënuar me dy vite burg këtë baba të papërgjegjshëm.

Ai kishte publikuar foto në Facebook duke varur vogëlushin nga kati i 15 i pallatit.
“1000 like ose e lëshova”, shkruante ai në rrjetin social.

Ky veprim i tij ngjalli reagime të shumta. Shumë përdorues të Facebook kërkuan arrestimin e babait për abuzim me fëmijët.