“Çmenden” mediat boshnjake, fiksohen pas nuses së Jozefina Topallit

Eva Murati është moderatorja e re në ekranet shqiptare e cila ka mbërthyer shikuesit pas vetes në prezantimin e ndeshjeve të Champions League.

Mirëpo, duket se fama e saj i ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe tashmë janë mediat boshnjake që shkruajnë për të.

Eva Murati është gazetare sportive dhe një prezantuese televizioni. Ajo studion drejtësi, është aktore dhe modele nga nga Tirana. Bukuroshja nga Shqipëria u u lind më 25 maj 1995 dhe përveç gjuhës amëtare shqipe amtare, flet anglisht, italisht dhe spanjisht.

Eva drejton momentalisht një program sportiv, është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka dhunti të shumta dhe është shumë e talentuar aq sa mund të krahasohet me Jennifer Lopez”, shkruan portali boshnjak klix.ba.

Eva është prej një kohe të gjatë e fejuara e Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.