Çka po don Hamasi?

hamas-paradeCilat janë qëllimet e Hamasit në luftën e përgjakshme me Izraelin? Dhe çfarë kërkon ajo që të pranojë të ndalojë gjakderdhjen?

Qe tri javë Hamasi dhe Izrael janë kapërthyer në një betejë vrastare. Secila palë akuzontjetrën se ka provokuar konflitkin, i cili ka lënë qindar të vrarë – shumica civilë.
Megjithatë një armëpushim duket i pamundshëm, pjesërisht për shkak të faktit se asnjëra nga palët nuk konsideron se ka arritur qëllimet e saj.
Cilat janë qëllimet e Hamasit, organizatës që qeveris me Gazan dhe konsiderohet terroriste nga shumë fuqi perëndimore? Dhe çfarë kërkon ajo që të pranojë të ndalojë gjakderdhjen?
Çfarë dëshiron Hamas:
1. Shkatërrimin e Izraelit
Ky mission është I shkruar në preambulën e dokumentit themeltar të Hamasit: “Izralie do të ekzistojë dhe do të vazhdojë të ekzistojë, derisa Islami të mos ta shkatërrojë atë, siç i ka shkatërruar të tjerët para tij.
Kjo kërkesë përgjithësisht refuzohet nga bota duke u konsideruar si e tepër ekstremiste, e padëgjuar dhe e papranueshme. Ështe edhe jo realiste për Hamasin të mendojë se mund ta shkatërrojë disi Izraelin. Përderisa liderët e Hamasit kanë kësi qëllimi, rezultati do të jetë konflikti i vazhdueshëm për vite me radhë.
Disa nga liderët më të moderuar të Hamasit kanë thëne se janë të gatshëm të pranojne paqe me Izralin me kushte të caktuara. Për shembull, ata dëshirojnë që të gjithë refugjatët palestinezë të mund të kthehen. Por këto zëra nuk dëgjohen nga zhurma e konfliktit aktual
Edhe nëse Hamasi nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë Izralin, ai përsëri mund të jetë agresiv, duke frikësuar dhe dëbuar izraelitët nga tokat e kontestuara.
“Qëllimi i Hamasit – qëllimi i vërtetë, kryesor—është të terrorizojë hebrenjtë e Izraliet përmes vrasjeve massive dhe t’i detyrojë të braktisin vendin e tyre”, shkruante Jeffrey Goldberg, një gazetar amerikan, njohës i rrethanave. “Nëse për të arritur këtë qëllim duhet sakrifikuar gjenerata të tëra të palestinezëve, Hamas beson se këto sakrifica janë të justifikueshme në aspektin fetar”.
gaza1

Analisti i CNN për Lindjen e Mesme Michael Oren, ish ambassador i Izraelit në SHBA thotë se Hamas po inkuadrohet në një luftë tjetër – në fushatë mediale.
“Hamas e di se nuk mund ta shkatërrojë Izraelin me raketa dhe tunele, por mund të krijojë një situatë legale dhe ndërkombëtare në të cilën Izraeli nuk do të mund të mbrojë veten në mënyrë legjitime”, tha ai.
Raportet për viktimat civile në Gaza – pa pjesën e raketave që po gjuhen në Izrael – shkojnë në favor të strategjisë mediale, tha ai.
2. Përfundimi i bllokadës së Izraelit.
Edhe pse Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005 dhe i hoqi kolonitë hebreje, palestinezët thojnë se ata vazhdojnë të jetojnë nën okupim edhe sot e kësaj dite.
Palestinezët konsiderojnë se Izraeli ende mban kontrollin efektiv të Gazas, duke e bërë atë një territory të okupuar. Izraeli kontrollon kufijtë e Gazas, daljen në det dhe hapësirën ajrore – dhe kontrollon po ashtu cfarë mallrash futen në këtë territory.
CNN kishte biseduar së voni me Ismail Haniyeh, i cili esencialisht është kryeministër në Gaza. Anëtari i Hamas-it i tha kërkesat e tij, respektivisht përfundim të menjëhershëm të agresionit izraelit. Ai dëshiron që kalimet kufitare me Izraelin dhe Egjiptin të hapen.
gaza4
Në një intervistë të vitit 2012 me CNN, lideri i Hamas’it Khaled Meshaal kishte pasur të njëjtën porosi.
“Rezistenca është mjet për të arritur një qëllim,” i kishte deklaruar Meshaal gazetares së CNN, Christiane Amanpour. “Qëllimi i fundit është të përfundojë okupimi, por bashkësia ndërkombëtare nuk po na mundëson këtë. Ata ja mbajnë anën Izraelit.”
Hamas dëshiron armëpushimë, ka deklaruar zëdhënësi i Hamas’it Osama Hamdam, por kërkon garanci se palesinezët do të jenë në gjendje të jetojnë paqësisht.
“Askush nuk është kundër armëpushimit. Por ne duam një armpushim për të mbrojtur njerëzit tanë për një kohë të gjatë, t’i mbrojmë nga sulmet e ushtrisë izraelite, nga rrethimi, nga arrestimet”, i tha CNN Hamdam.
3. Lirimi i të burgosurve.
Në vitin 2011, ushtari i Izraelit Gilad Shalit ishte liruar nga Hamasi në shkëmbim të më shumë se një mijë të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Shumë prej tyre janë ri-arrestuar.
Dhjetra palestinezë janë arrestuar pas kidnapimit të tre tinejxherëve izraelit me 12 qershor, incident ky që provokoi luftimet aktuale.
Ka një precedent të lirimit të të burgosurve palestinezë përmes negociatave nga ana e Hamasit. Kjo kërkesa nga ana e Hamasit është nga më të drejtpërdrejtat që ka paraqitur ndonjëhere.
gaza5
“Izraeli nuk po e respekton zotimin e vet sepse pasi po i liron, më vonë po i arreston të burgosurit e liruar,” tha Zaki Chehab, një gazetar arab dhe redakto politik në Hayat. “Kjo është një shenjë se Izraeli nuk i ka respektuar zotimet e veta”
Kushtet të cilat po i paraqet Hamasi nuk janë të pajustifikueshme, i tha ai CNN’it. “Ata kanë të drejtë të bëjnë këso kërkesa sepse janë nën rrethim”
4. Të fitojë përkrahje nga të vetët
Disa analistë argumentojnë se Hamasi është futur në luftë me Izraelin për të fituar përkrahje në mesin e palestinezëve.
Shumë palestinezë besojnë se Izraeli nuk ka për qëllim të gjejë një paqe afat-gjate, prandaj të tillët më me gjasë i bashkohen Hamasit në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Hamasi forcohet nga ndjenja e dëshpërimit që kanë shumë palestinezë me gjendjen në Gaza. Ata nuk besojnë se Izraeli e ka për qllim t’ju japë atyre një shtet të vërtetë. Prandaj Hamas thotë çfarë përfitimi kemi ne të pranojmë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar kur ata neve nuk do të na e japin shtetin në asnjë rast. Kjo e bën më të fortë Hamasin, thotë komentatori politik i CNN Peter Beinart.
Gjatë konfliktit të fundit mes dy palëve në vitin 2012, shumë analistë konsideruan se Hamasi përfitoi kredibilitetin në kurriz të lidershipit të fraksioneve tjera palestineze.
Në periudhën pas vitit 2012, Hamas ka parë zbehjen e përkrahjes ndërkombëtare dhe ndikimi i vet po ashtu është zvogëluar.
“Hamas është në një gjendje të vështirë, tash e disa vite” shkruan, Natan B. Sachs, nga Brookings’ Center for Middle East Policy. “Që nga viti 2012, kur Egjipit qeverisej nga një president nga Vëllazëria Myslimane (organizata amë e Hamasit), fati i Hamasit ka ndryshuar krejtësisht.
Pa para dhe me popullaritet në rënie, operativët e Hamasit me gjasë kanë konsideruar se nuk kanë asgjë të humbasin duke hyrë në konflikt.
Është e mundshme, thotë Sachs, se militantët e Hamasit nuk janë gjithmonë në kontroll të krahut politk dhe se konflikti aktual mund të jetë rezultat I humbnjes së kontrollit të Hamasit ndaj disa prej kuadrove të veta.
– See more at: http://politiko.net/cka-po-don-hamasi/#sthash.9JKKqAFb.dpuf