Çka na sjell Audi A5?

timthumb (3)

Coupe-ja Audi A5 ka qenë dëshmi që dukja me stil mund të sjell atraktivitet dhe sukses me thjeshtësinë e tij, duke u veçuar nga automobilat e tjera në segmentin të cilit i takon. Ky model madje e fitoi edhe versionin e tij me katër dyer, të emërtuar A5 Sportback, i cili nuk u gjend në tregun amerikan para së gjithash për shkak të frikës që mund të lë në plan të dytë modelin Audi A4 sedan.

Kompania e njohur gjermane në Evropë nuk ka probleme të këtilla, pasi që modelet A4 dhe A5 Sportback i kanë adhuruesit e tyre dhe këta nuk janë të paktë. Dhe pikërisht, pasi që ka të interesuar të shumtë, kjo kompani vendosi që modelin e ri Audi A5, i cili do të duhet të debutonte deri në fund të vitit 2015, të fitojë një numër të caktuar të versioneve, që nga ai kabriolet, Sportback, S dhe RS modelet me perfomanca të larta.

Modeli i ri Audi A5 do të veçohet para së gjithash në peshën e vogël dhe me karakteristikat tjera të cilat ndikojnë në harxhime më të vogla njëherësh edhe në ngasje më të këndshme. Sipas informatave që janë deri më tani në dispozicion, ky model i ri do të jetë për 100 kilogramë më i lehtë se ai aktual, dhe pritet të jetë në dispozicion me Ultra pakon e cila me përdorimin e aluminit dhe metodave tjera do të sjell edhe ulje të mëtutjeshme të peshës së tërësishme. Merita të mëdha për peshën e zvogëluar natyrisht që ka edhe platforma modulare e emërtuar “MLBevo”, e bërë duke u bazuar në platformën ekzistuese atë MLB. Përkrah peshës më të ultë, versioni RS do të fitojë edhe motorin me dy turbo kompresorë dhe 470 kuaj fuqi.