City me ofertë për Ibrahimoviç, Arsenali kërkon Fabregasin

Psg

Zlatan Ibrahimoviç mund të lërë Paris Saint Germain PSG, të kalojë Le Mansin dhe të përfundojë tek Manchester City. Sigurisht që me lajme të tilla por edhe me lëvizjet e shumta që Ibrahimoviç ka bërë gjatë karrierës së tij tashmë jemi mësuar. Për ta publikuar këtë lajm ka menduar francezja L’Equipe që zbulon prapaskenën e një marrëveshje befasuese të orëve të fundit që ka lindur dhe dëshirohet nga i zakonshmi Mino Raiola super agjenti i suedezit. Raiola pasi ka qënë në Madrid për të folur për Ibrën me Realin ka fluturuar në Angli për të dëgjuar drejtuesit e Cityt.

Klubi anglez është i gatshëm të derdhë një shumë të kënaqshme për të siguruar shërbimet e shtatlartit suedez që javën e ardhëshme përfundon pushimet dhe duhet të rikthehet në Paris për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Manchester City pas largimit të Balotellit në Janar dhe të Tevezit këtë verë ka nevojë urgjente për një sulmues me peshë dhe emri i Zlatan Ibrahimoviç është në krye të listës së preferencave. Ish sulmuesi i Milanit që u transferua në Paris verën e shkuar për shifrën e 20 milion Eurove ka luajtur 46 ndeshje në total me PSG duke shënuar edhe 35 gola.

Ndërkohë, një tjetër yll i kampionatit spanjoll mund të rikthehet në Angli dhe bëhet fjalë për Çesk Fabregasin. Arsen Wenger duket i joshur nga ideja për ta ripasur në ekip dhe ka nisur tratativat me drejtuesit e Barcelonës. Mesfushori ka pasur probleme aktivizimi sezonin e fundit dhe konkurrenca vazhdon të jetë mjaft e fortë. Ndërkohë, “topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë 28 milionë euro për kartonin dhe t’i garantojnë lojtarit një vend stabël si titullar.