Cindy flet për martesën me Gere

f.0306100625872_m

Supermodelja Cindy Crawford është hapur rreth martesës së saj të dështuar me Richard Gere, gjatë një interviste televizive për Oprah Winfrey.
Bukuroshja thotë se në moshën 22-vjeçare ajo ishte shumë e re për martesë dhe se ende zhvillohej dhe ndryshonte si femër.

“Në moshën 22-vjeçare, si një femër e re, isha ende në kërkim të asaj se kush isha dhe çfarë dëshiroja të bëhem… dhe ai ishte po thuajse 37 vjeçar”.

“Në disa aspekte ai e dinte se unë ende zhvillohesha dhe ndryshoja; nuk doja ta dëgjoj atë nga ai, pasi, si 22 vjeçe, ju mendoni se dini gjithçka dhe ju mendoni se tashmë jeni e formuar”, ka thënë Cindy.

Dyshja u martuan në vitin 1991 dhe u ndanë katër vite më pas. /LajmeOnline/