Çiljeta, rikthehet bomba seksi

Tashmë që Fernando është pesëmuajsh, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur të largohet pak më shumë nga Tirana për të pushuar me të. Në fotot që shihni, duket se Çiljeta shfaqet në linjat që kishte para lindjes së djalit, me një trup të bukur ashtu siç dhe është komentuar në faqet e shtypit rozë gjithmonë. Pushimet këtë vit me djalin ajo i nisi një muaj më parë, ku pozoi në plazh shumë entuziaste dhe e lumtur, tashmë si nënë.

Ndërkohë që në këto foto ekskluzive për “Panorama Plus” ajo shfaqet me trup në ngjyrë çokollatë dhe bark të sheshtë, edhe pse është bërë nënë. Rikthimi i formave të mira trupore ka tërhequr edhe vëmendjen e plazhistëve, të cilët e kanë parë tek argëtohej pa fund me djalin e saj. Çiljeta, e cila edhe ngjyrën e flokëve e ka tashmë çokollatë, pritet t’i rikthehet tregut muzikor me dy këngë të reja, njëra prej të cilave do të jetë në bashkëpunim me Noizy-n. Ajo po jeton momentet më të bukura të jetës së saj, të qenët nënë, pasi siç e ka shprehur në media, e ka ëndërruar gjithnjë një fëmijë, dhe tashmë kjo ëndërr i është bërë realitet.