Çiljeta pas lindjes së djalit, rikthehet në politikë

loading...

cilieta_xhilagga

loading...
Këngëtarja e njohur dhe mjaft simpatike Çiljeta Xhilaga tashmë është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj.

Kjo është një kohë shumë e lumtur për këngëtaren, e cila tregon se këto ditë po merret vetëm me blerje dhe me përgatitjen e nevojshme për ardhjen në jetë të djalit të saj.

Megjithatë, kureshtja e shumë fansave është se kur do të rikthehet në politikë këngëtarja, duke pasur parasysh që ky është një vit elektoral.

‘Në maj do të vij direkt me një klip të ri dhe sigurisht që do të ndjek të gjitha angazhimet e mia në Partinë Demokratike. Nuk mund të rri dot larg’, – thotë Çiljeta, teksa thotë se 3 muajt e parë do të jenë të nevojshëm që ajo ta marrë veten dhe  më pas të vazhdojë me projektet, si në muzikë edhe në politikë.

Ndërkohë ajo ka bërë të ditur më parë se ia ka gjetur edhe se si do ta quajë djalin e saj. Ajo ka zgjedhur emrin latin Fernando Chris dhe nuk dimë nëse kjo është dëshira e këngëtares apo ajo e partnerit të saj, pasi ai është amerikano-latin.

loading...