Cilit ministër iu vodhën nga kasaforta 500 mijë euro

loading...


Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit dje në mbrëmje në Ora News, duke theksuar se janë grabitur vilat e një ministri dhe ish-ministri. Sipas gazetarit, eshte grabitur dhe një kasafortë me 500 mijë euro.
Hoxha deklaroi se katër grabitje të bujshme janë kryer 6 muajt e fundit.

Hoxha: Në të gjitha këto raste, grabitjet janë bërë nga grupe kriminale. Kanë grabitur në shuma të mëdha në cash. Në rastin e fundit që është më i freskët është marrë kasaforta me 500 mijë euro.
Unë përmenda katër raste. Parajsa fiskale kemi edhe këtu. Njëri është ish-ministër, rasti tjetër është ministër i mazhorancës aktuale, rasti tjeter është një funksionare e lartë, që ju grabit kasaforta me rreth 500 mijë euro. Çfarë ndodh? Policia ka informacion.

Rasti ministrit, që e kanë grabitur. Policia e ka marrë vesh në rrugë operative nga informatorët e vet që është grabitur shtëpia e ministrit. Inspektori i zonës dhe oficeri gjyqësor i kanë shkuar ministrit duke i thënë se kemi informacion se është grabitur shtëpia jua. Ministri ka thënë: jo mua nuk më kanë grabitur!

Rakipi: Si është kuptuar që ky kishte 500 mijë euro?
Hoxha: Ministri ka thënë: Jo mua nuk më kanë grabitur.
Policia i thotë se ne kemi informacione të sakta. Unë shpresoj se hetimi të bëhet dhe të merret vesh shifra reale e grabitjes. Ata kanë goditur dhe kanë marrë para cash dhe problemi për policinë për të hetuar këto çështje eshte se ka hasur në kundërshtimin e funksionarëve që kanë thënë: unë nuk jam grabitur.

Policia përdor burime të hapura informative dhe burime që janë qytetarë të zakonshëm. Ka raste që informacionet merren edhe nga grupet kriminale.

Katër rastet që përmenda janë raste që po të shkosh në policinë e shtetit ka informacion, procesverbal dhe dosje. Këto janë raste që janë skeduar. Kur i kam pyetur inspektorët se pse nuk keni pasur bashkëpunim tek personat që janë grabitur, më kanë thënë se nuk justifikonin dot paratë.

Rasti më i freskët, deklarata e pasurise e kryetarit të Njësisë Administrative Roskovec. Ajo thoshte se kam 200 milionë cash.
jo

loading...

loading...