Cili yll e uroi i pari Kosovën për pranimin në UEFA?


Me të dëgjuar lajmin se Kosova edhe zyrtarisht u bë pjesë e UEFA-s, sulmuesi i ri i Manchester City-t, Bersant Celina, nuk mendoi dy herë dhe e uroi menjëherë vendin e tij për këtë arritje historike.
Celinës i janë dashur vetëm 60 sekonda kohë që të postoj urimin për Kosovën në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ndryshe Bersanti është anëtar i rregullt i përfaqësueses së Kosovës dhe llogaritet si një e ardhme mjaft e ndritur e Kosovës.
Në mesin e shumë yjeve që kanë uruar Kosovën për pranimin në UEFA, janë edhe futbollistët që luajnë më përfaqësuesen zviceriane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri
050316-SOCCER-UEFA-logo-headquarters-PI-JW.vadapt.664.high_.59-650x358