Çili ndjehet e plotësuar

Çiljeta Xhilaga thotë se lindja e djalit Fernando e ka plotësuar jetën e saj.

Bukuroshja nga Shqipëria ka dhënë një intervistë për shtojcën “Summer Page” të Gazetës Shqiptare, ku ka folur për ndryshimet që i ka sjellë lindja e djalit.

“Mendoj se jam duke kaluar kohën më të mirë në jetën time. Tashmë jam një femër e realizuar, jo vetëm në karrierë, por edhe në familje. Fernando më mbush çdo ditë me energji. Më motivon çdo ditë për të dhënë më të mirën”.

“Çfarë më ka ndryshuar? Më ka bërë më të përgjegjshme. Derisa Fernando të rritet, më duhet të mendoj edhe për të. Ndonëse jam përpjekur që të mos ndryshoj shumë gjëra në stilin tim të të jetuarit, duke e bërë edhe djalin pjesë të aktiviteteve të përditshme, ai qëndron përsëri prioritet”.

“Sigurisht kam hequr dorë nga daljet e shpeshta me shoqërinë, megjithëse ime më çdo fundjavë më thotë ‘dil, se e mbaj unë djalin’. Dua që ta shijoj çdo hap të tij, çdo belbëzim, çdo buzëqeshje… Absolutisht çdo gjë”, ka thënë Çiljeta.

Këngëtarja seksi ka sjellë për fansat e saj edhe një set të ri të fotografive “drithëruese” ndërsa u ka premtuar se në shtator do t’u rikthehet edhe projekteve muzikore. /LajmeOnline/