CILA PJESË E VESHËVE TREGON SE SA FISNIKË JENI?

loading...

Sipas shkencëtarëve forma e veshëve përbën mikrografi e patjetërsueshme e fetusit. Veshët janë një prej qendrave bazë të kodit gjenetik. Mirëpo cila pjesë e tyre dëshifron shumë hollësi në lidhje me origjinën tuaj?

Që nga kohët e lashta, lobi i madh i veshit cilësohej si shenjë veçantie, urtësie e fisnikërie njëkohësisht…

Po ta keni vënë re, në të gjitha skicat apo bustet e krijuara në nderim të Budës, duket qartë madhësia e lobeve të veshëve të tij. Të njëjtën veçori e ndeshim edhe te shumë dijetarë të tjerë Kinezë.

Si duket arsyeja që një pjesë e madhe e afrikanëve dhe hinduistëve arrijnë në skajshmëri, duke mos nguruar të varin akoma dhe sende të rënda në lobulet e veshëve të tyre, është dëshira e madhe që ata kanë për të nxjerrë në pah “fisnikërinë” artificiale.

Po të bëjmë një prapavajtje në histori do të konstatojmë rëndësinë që i jepej asokohe formës së veshëve. Një rast tipik është ai i Kublai Khanit, i cili pranoi t’i fliste Marko Polos vetëm pasi u inormua për madhësinë e veshëve të tij. Gjithashtu, sa herë që Jul Cezari donte të tregonte favorin e tij ndaj dikujt, i shkulte pak veshin, të njëjtën metodë ndiqte edhe Hitleri.albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-lobi-i-veshit-shenje-fisnikerie

loading...

loading...