Cila është e shkuara e Andrra Destanit, nuses së Sinan Hoxhës? (Foto)

sinan-andrra


Në fillim të vitit, në një ndertesë luksoze në Hamburg të Gjermanisë, u shkëmbyen unazat e fejesës të një dashurie, e cila kishte lindur më shumë se dy vjet më parë… në qytetin e dashurisë – Paris. Këngëtari dhe Andrra ishin takuar rregullisht aty. Sinani nisej nga vendet ku mbante koncerte, ndërsa modelja vinte nga Hamburgu i Gjermanisë, për t’u bashkuar thuajse çdo javë në kryeqytetin francez.
Gjithçka ishte mbajtur larg vëmendjes së publikut deri në atë kohë kur portalet, gazetat dhe revistat u pushtuan nga lajmi se këngëtari i muzikës popullore, më në fund, kishte vendosur t’i jepte fund beqerisë.

Pak kohë më parë, edhe vetë Sinani kishte ngacmuar publikun me deklaratën e tij, ndryshe nga herët e tjera, kur ishte pyetur pse e mbante të fshehtë jetën e tij private: “Unë nuk e kam ndërtuar karrierën time në bazë të skupeve, por në baza të forta pune e talenti. Dija dhe unë të dilja me femra nëpër gazeta sa për të bërë show dhe publicitet, por kam zgjedhur një rrugë tjetër, më të drejtpërdrejtë me publikun.”

sinanhoxha-gruaja

Ndërsa për statusin, atë për të cilin pyesnin të gjithë dhe gjithmonë, Sinani tha: “Sa për familjen që e dua më shumë nga ç’mendon çdokush, mos kini merak se edhe ajo do të vijë shpejt, me kismet të Zotit, shprehje kjo që e përdor mamaja ime shpesh.”

Kështu, pas këtyre deklaratave nuk kaloi shumë kohë dhe gjithçka u bë publike.

E lindur në Kumanovë (Maqedoni), Andrra dhe familja e saj kanë emigruar shumë herët në Gjermani për t’u vendosur në Hamburg – vendi që u bë shtëpia e dytë për Sinan Hoxhën. Ceremonia e fejesës, aty ku Andrra mori edhe unazën e famshme me vlerë prej 5 mijë dollarësh, u zhvillua pikërisht në këtë qytet, por këtë herë çifti nuk shpëtoi dot nga vëmendja e publikut.

sinan-4

Fillimsht, u publikuan disa foto nga një agjenci kosovare dhe më pas, gjithçka mori dhenë në portale të ndryshme e rrjete sociale. Bashkë me lajmin u shfaqën edhe fotot e dy të fejuarve për t’i ndjekur ata përgjatë gjithë këtyre muajve, deri në mbrëmjen e 27 gushtit kur ata të dy i thanë “Po, me gjithë zemër” njëri-tjetrit.

Tashmë ata jetojnë të lumtur dhe si kurorëzim të dashurisë së tyre kan një djalë të quajtur Ansi.