Cila do të jetë skuadra e ardhshme e Ronaldinhos?

Skuadra braziliane Atletico Miniero, ka konfirmuar se pas një marrëveshje të dyanshme,kanë ndërprerë kontratën me lojtarin e tyre, Ronaldinho.

Ronaldinho i cili pati shumë pak paraqitje këtë sezon, i ishte bashkuar Atletico Minieros në vitin 2012, ndërsa ndihmoi këtë skuadër në fitimin e Kupës Libertadores.

Për ish anëtarin e Barcelonës dhe Milanit, po shprehin interesim disa skuadra, si Besiktas në Turqi, dhe Boca Juniors në Argjentinë. Ditëve të fundit, ai ka marrë një ofertë edhe nga Egjipti.