Çiklisti bënë rrotullim në ajër pasi përplaset me veturë (Video)


Kamera që çiklisti kishte vendosur në helmetë, ka regjistruar këtë pamje dramatike kur ai bën një rrotullim në ajër dhe prapë bie në këmbët e tij.
Si çiklisti e po ashtu edhe drejtuesi i veturës, frenojnë me vonesë dhe ndodh përplasja.

As edhe një gërvishtje të vogël nuk pëson burri i njohur si Cycle Jack, që po drejtonte biçikletën, përpos një lëndimi të lehtë në shpinë.

Vetëm disa sekonda pas përplasjes, ai shihet duke folur me një dëshmitar të rastit.

“Isha duke vozitur 35 kilometra në orë kur ndodhi përplasja”, ka shkruar Jack në profilin e tij në YouTube, ndërsa ka shtuar se është mirë me shëndet.

Ngjarja që ka ndodhur në Ramford të Essex, është duke u hetuar nga policia. /Telegrafi/
1