Çifti shkon në pub në Tiranë për t’u argëtuar, por ja çfarë u ndodhi në 3 të natës

Një çift i ri nga Tirana, bashkë me miqtë e tyre kanë vendosur që mbrëmjen e djeshme të argëtoheshin në një nga clubet e kryeqytetit, të hiqnin energjitë negative të grumbulluara gjatë javës dhe në të njëjtën kohë, të argëtoheshin me zërin e mrekullueshëm të vëllezërve korçarë e Aleksandër Gjokës.
Deri këtu nuk ka asnjë gjë të veçantë, por problemi nis në momentin që këngëtarët duhej të dilnin në skenë për të argëtuar publikun që kishte ardhur enkas për ta. Endri dhe Stefi Prifti, bashkë me Aleksandër Gjokën, nuk nxorën asnjë tingull muzikon nga fyti i tyre, për shkak të mungesës së një numër nipti, që duhet ta ketë çdo këngëtar dhe në mungesë të këtij numri, marrin gj obë të majme nga bashkia.
“Dje në një club shumë të njohur në Tiranë duhej të këndonin vëllezërit korçar dhe Aleksandër Gjoka. Duke parë reklamën vajtëm dhe prenotuam tavolinë. Pasi na lodhen deri në 3 të mëngjesit me disa këngëtarë plotësues vjen momenti të dalin të shumëpriturit. Por me një lajm të keq. Që s’mund te këndojnë dot sot sepse qeveria ju vë 6mln lek gjobë pasi nuk kanë numër nipt si këngëtare. (që ligjërisht kështu duhet të jetë pasi edhe prostitucioni ka nr nipt në botë) si përfundim ikën të gjithë. Problemi është se edhe vetë e thanë që ky muhabet ka 4 ditë që jua ka komunikuar qeveria siç thonë dhe në video. Pse nuk u lajmëruan njërit nëpër rrjete sociale siç u lajmëruan për prenotime që këta nuk do vijnë. Shkon paguan një dorë me lek dhe dëgjon çerrat të këndojnë deri në 3 të mëngjesit. Siç kemi qeveri të papërgjegjshme po ashtu dhe bizneset janë të papërgjegjshme. Dhe pasta