Çifti që po provon martesë të hapur shokon, ja rrëfimi: “Kam burrin, por dal edhe me dy të tjerë

Lola B. është mësuese seksologjie në Nju Jork dhe Even është bashkëshorti i saj prej 9 vitesh, edhe pse ata kanë qenë çift që prej 15 vitesh.

Deri para 10 vitesh ata kanë qenë një çift monogam dhe kanë pranuar hapur se ndonjë tradhti nuk ka qenë fare në planet e tyre. Ndërsa më vonë, kur Lola ra në dashuri me një tjetër, ajo kuptoi se poligamia në fakt ishte një zgjidhje shumë e mirë për të ardhmen.

Ajo e largoi nga koka idenë se monogamia ishte i vetmi opsion për një çift dhe pas shumë diskutimesh me njëri-tjetrin ata më në fund pranuan të jetojnë në një martesë të hapur.

Momentalisht të dy dalin edhe me persona të tjerë. E dashura e Even prej 4 vitesh është Sheila, e cila gjithashtu ka edhe dy të dashur të tjerë jashtë martese. Ata janë Dylan, me të cilin ajo ka 2 vite e gjysmë qe del dhe Frank me të cilin shoqërohet prej 8 muajsh. Edhe Lola është bërë tashmë pjesë e grupit dhe del lirisht, përveç burrit të saj, Even, edhe me Dylan dhe Frank. Pra, me pak fjalë, janë 5 veta (2 gra dhe 3 burra), të cilët vazhdimisht përzihen në marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Lola ka treguar se ajo ende e do burrin e saj Even dhe bën seks me të dhe ajo thotë gjithashtu se për çdo gjë që bën lajmëron më parë burrin e saj. Nëse ajo ka një takim me njërin prej djemve, sigurohet që Even të dalë me Sheila-n në mënyrë që ai të mos jetë vetëm. Gjithashtu, Lola tregon se me të tre burrat ka marrëdhënie të ndryshme seksuale. Me burrin e saj Even pëlqen të kenë një seks pasionant, me Dylan preferon që në çdo takim të bëjë pjesë edhe lodrat e seksit, ndërkohë që me Frank bëjnë gjithmonë seks me role. Ajo flet me të gjithë për gjërat që i pëlqejnë ose jo te të tjerët dhe kështu të gjithë kanë mundësi të përmirësohen.

Lola gjithashtu tregon se asgjë nuk ka ndryshuar në shtëpinë e saj. Ajo vazhdon gatuan për të shoqin, i pastron dhe i hekuros rrobat dhe të gjitha gjërat e tjera që bëjnë edhe gratë të cilat jetojnë një lidhje monogame. Vetë protagonistja ka theksuar se fillimi ishte shumë i vështirë, sidomos kur i duhej të kthehej natën vonë pasi kishte kaluar një natë seksi me dikë tjetër dhe i duhej të bënte pjesën tjetër të gjumit me burrin e parë.