Çifti kapet mat duke kryer marrëdhënie intime në stacionin e trenit, i gjen belaja me policinë

Një çift i “zjarrtë” ka tronditur pasagjerët e trenave në platformën e Londrës teksa ajanë parë duke kryer marrëdhënie intime në publik.

Një burrë që mbante një xhaketë të zezë, kishte pantallonat e zhveshur dhe pjesa e prapme e tij ishte e dukshme, ndërsa femra ishte përkulur kundrejt tij.

Çifti i paturpshëm u përplas me shikimet dhe fjalët jo shumë të mira të udhëtarëve në stacionin e Hackey Downs në lindje të Londrës përpara se të ndreqnin rrobat dhe të niseshin për të hipur në tre, shkruan “Daily Mail”.

Një zëdhënës i policisë britanike të transportit tha: “Ne po hetojmë raportet për këtë çift që ka kryer marrëdhënie seksuale në publik dhe do merren masa ndaj tyre”.