Çifti kanibal shokon Rusinë: Kemi vrarë dhe ngrënë 30 njerëz, mishin e tyre e ruanim në frigorifer

Një familje e dyshuar si kanibale ka pranuar se ka vrarë së paku 30 persona gjatë 18 viteve, është raportuar sot nga mediat e huaja.

Policia konfirmon se ka gjetur tetë pjesë trupore dhe po kontrollon për më shumë mbetje njerëzore për të vlerësuar vërtetësinë e rrëfimeve.

Një burrë 35 vjeç, i quajtur si Dmitri Bakshaev nga Krasnodari në Rusinë jugore, i tha hetuesve se ai filloi “mbretërimin” e tij makabër në terrorin e vitin 1999.

Dmitri dhe gruaja e tij Natalia, 42 vjeçe, një infermiere, ishin pjesë e një “familje kanibalësh”, sipas njoftimit të lajmit nga Mash, i cili njihet se ka lidhje me zbatimin e ligjit në Rusi.

Mash fillimisht identifikoi gruan e fotografuar si gruaja e tij kanibale, por burimet lokale në Krasnodar këmbëngulën se ajo ishte një viktimë e kohëve të fundit.

Bakshaev dhe bashkëshortja e tij kanë ruajtur mbetjet njerëzore në frigoriferin e tyre, si dhe në një bodrum, sipas burimeve nga Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili po shqyrton krimin e rëndë në shtetin e tyre.

U gjetën shtatë paketa të pjesëve të trupit të ngrira. Çifti gjithashtu me sa duket ka ruajtur disa copa “mishi” nëpër kavanoza, me një imazh që tregon pretendimin se ato janë mbetje njerëzore.

Janë zbuluar gjithashtu edhe 19 mbetje të “lëkurës njerëzore” të cilat u ishin hequr trupave të viktimave.

Çifti u arrestua pasi në qytetin e Krasnodar u gjet një telefon me fotografi që tregonin një njeri që bënte selfie me pjesë trupit të njeriut.

Pasi u pyetën nga oficerët e zbatimit të ligjit, palët raportohet se kanë rrëfyer gjithë makabrën e tyre dhe se vetëquhen kanibalë./ Daily Mail/