Çifti i vdekur në pyll, gruaja që ishte me Madanin dyshohet se është nga Kosova

loading...


Teksa Agim Madani, u identifikua prej fotove të fëmijëve që kishte me vete, mbetet ende mister gruaja që u gjet e vdekur bashkë me të.
Eshtrat e tij, bashkë me të gruas që ndodhej me të, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të konfirmuar jo vetëm identitetet, por edhe shkaqet e vdekjes së tyre.

“Panorama” shkruan sot në lidhje me gruan e pajetë, mendohet se ajo mund të jetë nga Kosova, pasi në disa qytete e fshatra matanë kufirit zhvillonte aktivitet, në grabitje e plagosje Agim Madani.

Stadi i dekompozimit të trupave të dy viktimave, të cilat u gjetën nga një bari në fshatin Mejdan të Tropojës, ka treguar për policinë se bëhet fjalë për një vdekje të ndodhur prej më shumë se 6 muajsh.
Ndërsa trupat janë në formë skeleti, veshjet e tyre i kanë rezistuar kohës, duke u marrë në ekzaminim nga grupi i hetimit, bashkë me materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

Viktimat kishin siguruar dyshekë e mjete të tjera për të jetuar në kasollen e formuar në zonën e fshehtë, ndonëse vetëm 100 metra larg rrugës nacionale.
ammm_1461060972-2564874

loading...

loading...