Çifti Erdogan, iftar me pica në stadiumin ku ftohet gjysma e Turqisë (FOTO)

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan dhe pretendenti për postin e presidentit të Turqisë, ka publikuar një set fotografishë në Facebook, ku shihet duke bërë iftar me pica.

Erdogan, siç tregon edhe vetë ai, ka marrë pjesë në një iftar masiv të organizuar në njërin nga stadiumet në Turqi.
Ai ka shfrytëzuar rastin të mbajë edhe një fjalim në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku pa dyshim, tema kryesore ka qenë Palestina.