Cicërimat e zogjve ulin krimin

blue-kingfisher-1-370x290

Kryetari i Bashkisë së një qyteti në shkretëtirën e Kalifornisë pretendon se krimi është ulur ndejshëm pasi kanë vendosur disa altoparlantë në rrugë, prej nga dëgjohen cicërima zogjsh. Kryebashkiaku R.Rex Parris pretendon se cicërimat po qetësojnë njerëzit në Lancaster. Prej më shumë se 10 muajsh qytetarët e Lancaster shoqërohen nga cicërima zogjsh, që dalin prej 70 altoparlantëve. Policia thotë se në qytetin më 157 mijë banorë, niveli i krimeve të vogla ka rënë me 15 përqind, kurse ai i krimeve të rënda me 6 përqind. Cicërimat e zogjve janë regjistruar në rrethinat e Anglisë. Ekspertët besojnë se këngët e zogjve mund të kenë efekt në reduktimin e kortizolit dhe adrenalinës, dy hormone që prodhohen kur trupi njerëzor reagon ndaj stresit.