CIA: Mund te rikthehet konflikti i vitit 2009

james_claper_235581331

Ndasitë e brendshme politike dhe ato etnike do të përbëjnë rrezikun më të madh për Ballkanin Perëndimor për vitin 2013.  Ky është vlerësimi i unionit të agjencive amerikane të zbulimit, sipas raportit të përvitshëm që ato i paraqesin Kongresit Amerikan. Raporti u paraqit dje nga drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper, gjatë një seance në Komisionin e përzgjedhur të Senatit për Çështjet e Zbulimit.

Në raportin e agjencive amerikane të zbulimit ngrihen si shqetësim edhe zhvillimet e pritshme në Shqipëri. Sipas “/LajmeOnline/t të Amerikës”, në paragrafin e raportit për Shqipërinë shprehet shqetësimi për praninë e korrupsionit në institucione, ndikimin politik dhe rrezikun për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në Shqipëri, institucionet qeverisëse vuajnë nga korrupsioni dhe ndikimi i tepruar politik mbi to. Në muajt që u paraprijnë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, ekziston shqetësimi i rikthimit në konfliktin e ashpër partiak që shpërtheu pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, kur opozita i kundërshtoi zgjedhjet dhe bojkotoi herë pas here Parlamentin për gati 2 vjet”, thuhet në raportin e Unionit të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara.