Christina Hendricks: Kurrë s’kam qenë e pakënaqur me trupin

0

Ylli i serisë “Mad Men”, Christina Hendricks, tha për mediat e Britanisë së Madhe se nuk e kupton se pse ngrihet aq shumë pluhur rreth pamjes së saj.

“Për shkak të bashkëshortit ndjehem seksi”, tha ajo shkurt për këto media. Hendricks me aktorin, Geoffrey Arend është martuar në vitin 2010, pas katër vjet lidhjeje. Në martesë, ajo thotë se ndihet shkëlqyeshëm dhe shumë e lumtur dhe se kurrë nuk është ndjerë kështu.

Ajo ishte shumë e zemëruar dhe shqiptoi disa komente aspak “të hijshme” për shkak të “lojës” me pamjen e saj në disa media. Redaktorja e modës në “New York Times”, Cathy Horyn, i publikoi fotografitë e shtrembëruara të aktores, faji i të cilave është dukur më e trashë sesa që është në realitet. Redaktorja kërkoi falje për këtë. Ndërsa një kritik i modës u “hodh” mbi fustanin e saj.

“Vajzën e madhe nuk duhet vendosur në fustan të madh, ky është rregull bazik”, tha ai. Hendricks tha se kurrë nuk ka qenë e pakënaqur me trupin dhe se gjithmonë është ndjerë mirë në lëkurën e saj.

Megjithatë, vëmendja e madhe që i kushtohet këto ditë e bënë të pasigurt, marrë parasysh që bëhet fjalë për njërën nga aktoret e rralla të Hollywood-it e cila me krenari i potencon linjat e saj.

0a