Chris Brown arsyetohet për sulmin ndaj Rihannas

foto (2)

Chris Brown ka pranuar se kishte qenë arrogant dhe gjaknxehtë në momentin kur e kishte sulmuar atëbotë të dashurën e tij, Rihannas.

23-vjeçari e kishte sulmuar fizikisht këngëtaren në vitin 2009, duke e i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë. Që nga ai rast, imazhi i tij ka marrë njolla të zeza të pashlyera dhe ai ende po përballet me ligjin.

“Kam bërë përpjeke të mëdha që të isha mashkulli më i mirë këto vite dhe t’ia dëshmojë asaj se sa jam penduar dhe se sa shumë më vjen keq për atë çfarë ka ndodhur. Ai incident ishte gjëja më e keqe që ka ndodhur në jetën time. Ajo është personi më i mrekullueshëm dhe jam pafundësisht falënderues për këtë gjë”, ka thënë Chris gjatë një interviste për ‘On Air With Ryan Seacrest’.

Chris e ka arsyetuar këtë fakt duke thënë se atëbotë ishte vetëm 18 vjeç. Sipas tij, ai ka nxjerrë mësim nga kjo gjë dhe tani është një njeri më i mirë./LajmeOnline/