Chevrolet Prisma

loading...

timthumb (3)

loading...
General Motors në tetor të vitit të kaluar ka prezantuar Hatchback-un e ri Chevrolet i quajtur Onix, ndërsa së shpejti do të paraqitet edhe versioni Sedan. Ky version do të ketë emrin Prisma, ndërsa në shitje pritet të dalë në fillim të muajit mars.

Ky version ofrohet me motorët 1.0L dhe 1.4L me 80, respektivisht 106 kuaj fuqi, në kombinim me transmision manual dhe automatik me 5 shpejtësi. Prisma është e gjatë 427 cm, e gjerë 170 cm dhe e lartë 148 cm, derisa bagazhi ka kapacitet prej 500 litrave. Tani për tani nuk ka informacione rreth çmimit të këtij modeli, edhe pse pritet që të jetë i arsyeshëm.

loading...