Cheryl Cole martohet në një ceremoni sekrete

0Këngëtarja britanike Cheryl Cole i ka dhënë fund beqarisë së saj duke u martuar me të dashurin e saj francez Jean-Bernard Fernandez-Versini.

Ajo ka filluar lidhjen me francezin para tre muajsh dhe martesa ishte një befasi për të gjithë, pasi këtë nuk e kishte paralajmëruar këngëtarja që besohet se është martuar në një ceremoni sekrete.

Sunday Mirror ka raportuar të dielën se Versini i kishte thënë të dashurës britanike se dëshiron të martohet menjëherë me të, pasi kishte mbetur i mahnitur me karakterin e Colet.

“Lidhja e tyre është nxehur shumë kohëve të fundit”, ka thënë një shok i afërt me çiftin. “Është vetëm çështje kohësh kur ai do t’i tregojë asaj për ndjenjat e tij”.

Cole më parë ka qenë e martuar me ish-futbollistin e Chelseat, Ashley Cole.