Chelsea përgatit ofertë prej 47 milionë € për Rooney

rooney

Telenovela Wayne Rooney vazhdon me një episod të ri. Sipas “Sundy Telegraph”, Chelsea është e gatshme të ofrojë 47 milionë Euro për sulmuesin e Manchester United. Edhe pse trajneri i Manchester United ka pohuar disa herë që sulmuesi i tij nuk është në shitje, Blutë kanë gati një ofertë zyrtare për të. Wayne Rooney duket i “zemëruar dhe hutuar” nga situata në Manchester ndaj po mendon seriozisht largimin për t’u bashkuar me Jose Mourinhio, i cili e pret krahëhapur në “Stamford Bridge”.

Oferta sic rapotojnë mediat britanike, do të jetë ndjeshëm me e lart se 30 milion Euro-t e ofruara në fillim, të cilat u refuzuan menjëherë nga “Djajtë e kuq” që e konsiderojnë Rooney-in si të pashitshëm. Nga ana tjetër Jose Mourinhio e ka bërë Rooney-in numrin 1 te merkatos së Chelsea-t. Klubi i drejtuar nga bossi Roman Abramoviç është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit anglez 200 mijë Paund në javë ose rreth 11 milion Euro në vit.

Në pyetjen drejtuar Mourinhos nga mediat angleze, se a do ketë ndonjë përforcim në sulm, ai përgjigjet: “Nuk kam ndonjë objektiv të veçantë veç Rooneyt që ju e dini”.

Shitja e Rooney-it do të jetë një mundësi shumë e mirë për të arkëtuar milionat e Eurove që janë të nevojshme për të hyrë tu hedhur sërish në sulm për Fabregas edhe pse Barcelona e cilëson si të pashitshëm. Një tjetër objektiv i Manchester United ngelet Gareth Bale, por çmimi i lartë dhe rivaliteti i madh me Realin e Madridin ja kanë vështirësuar shumë punën në merkato “Djajve të kuq”.