Chelsea, Mourinho largon Torresin, për të sjellë El Shaarawyn

loading...

torres-shaarawy

loading...
Vazhdon të jetë në dyshim e ardhmja e Stefan El Shaarawyt te Milani. Pas deklaratave të Adriano Gallianit, i cili ka bërë të ditur se të martën (sot) do takohet me menaxherin e italo-egjiptianit për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit kuqezi, duket se listës së gjatë të klubeve të interesuara për sulmuesin 21-vjeçar i është shtuar së fundmi edhe Chelsea. Ndërkohë kuqezinjtë po përgatiten për të blerë sulmuesin japonez të CSKA-së së Moskës, Kejsuke Honda.

Sipas asaj që paraqet e përditshmja britanike “Mirror”, tekniku i bluve të Londrës, Mourinho, e ka shtuar në listën e tij emrin e El Shaarawyt, gjithmonë nëse Fernando Torres do largohet nga Chelsea. Faktikisht për spanjollin po interesohet seriozisht klubi i Arsenalit dhe përballë një oferte të mirë tekniku portugez nuk do bënte rezistencë. Madje do firmoste me vrap, pasi nuk beson më te cilësitë teknike të sulmuesit spanjoll. Me sa duket Arsenali, pasi ka mbyllur praktikisht blerjen e Gonzalo Higuain nga Real Madridi, po përpiqet të bëjë një tjetër superblerje për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit që vjen. Për teknikun Arsen Venger, Fernando Torres do ishte sulmuesi i duhur për skuadrën e tij. Për momentin sulmuesi spanjoll ndodhet në Brazil dhe nuk e di se cila do jetë e ardhmja e tij, por menjëherë sapo të rikthehet në Angli do takohet me Jose Mourinho.

Gjithmonë sipas “Mirror”, pritet që gjatë këtij takimi tekniku portugez i tregoi derën sulmuesit spanjoll dhe pasi të ketë kryer këtë veprim, do hidhet në sulm për t’i marrë Milanit sulmuesin Stefan El Shaarawy. Tashmë dihet nga të gjithë që Mourinho e vlerëson shumë “Faraonin” e Milanit. Nga ana tjetër, edhe Adriano Galliani nuk kërkon ta shesë për më pak se 35 milionë euro. Megjithatë, lidhur me këtë lajm të publikuar nga e përditshmja britanike, do mund të mësojmë më shumë pas takimit të administratorit të Milanit, Adriano Galliani me El Shaarawyn, i cili është fiksuar për t’u zhvilluar ditën e martë (sot).

loading...