Chelsea Clinton do të adoptojë fëmijë nga Afrika

loading...

timthumb

loading...
Chelsea Clinton është duke planifikuar të adoptojë një foshnjë nga Afrika.
Vajza e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane Hilary Clinton, ka vendosur për një plan të ri të amësisë, për të gëzuar prindërit që janë duke luftuar me probleme shëndetësore vdekjeprurëse derisa ajo po dështon të mbetet shtatzënë.

“Pas disa vitesh shqetësime se ajo do ta humbasë babanë Bill si pasojë e ndonjë sulmi në zemër, Chelsea u tmerrua kur edhe nëna e saj Hillary u shtrua në spital për shkak të mpiksjes së gjakut në një zonë në afërsi të trurit”.

“Mpiksja u trajtua me sukses dhe Hillary është jashtë rrezikut, por incidenti e ka bërë Chelsean të kuptojë se jeta shpejt mund të bëhet e pavlefshme”, ka thënë burimi për tabloidin amerikan National Enquirer.

“Që nga intervista (kur Bill shprehu publikisht se dëshiron të jetë gjysh), Chelsea ka qenë më e vendosur se kurrë për t’u dhënë prindërve një nip/mbesë sa më shpejtë që mundet – dhe adoptimi nga Afrika është plani i saj i ri i amësisë”, ka shtuar burimi. /LajmeOnline/

loading...