Charles R. Crane, milioneri amerikan që kishte ndihmuar shqiptarët në vitin 1911

Kush ishte Charles Richard Crane?

Charles Richard Crane ishte një biznesmen i pasur amerikan, ai trashëgoi  një pasuri të madhe industriale dhe njohës  i mirë i kulturës arabe.

Bisneset e tij ishin të shtrira brenda dhe jasht Amerikës, dhe kishte ndikim të madh në qeveritë amerikane të kohës. Sferat e tij të  interesit ishin Evropa Lindore dhe Lindja e Mesme.

Charles R. Crane vizitoi Shqipërinë në vitin 1911

Me shpërthimin e kryengritjes në Malësi, me mijra shqiptarë u larguanë për në Mal të Zi nga frika e maskrimit nga ushtarët e Shefqet Dergut Pashës. Ai kishte shkuarë së bashku me Edith Durham, në Podgoricë, për t’i parë nga afër refugjatët shqiptarë.

Charles R. Crane

“Në Podgoricë pa me sy të tij, të ikurit nga Malësia, gra, fëmijë, dhe pleq afër 20. 000 mijë shpirta që po vuajnë për ushqim, mbulojë dhe ilaçe. Charles R. Crane,  i kishte dorëzuar 500.000 franga Edith Durham, në ndihmë të te ikurve, ku me këto fonde u ndërtua një spital në Podgoricë për të plagosurit shqiptarë” kishte deklaruarë Edith Durham, e cila ishte kryetare e komitetit në ndihmë për të ikurit nga lufta në Shqipëri, shkruan “Zëri”.

Shpërndarja e miellit refugjateve shqiptarë në Podgoricë

Image

Ai po ashtu kishte kontribuar në  shumë artikuj në shtypin amerikan të kohës për krimet turke dhe greke në Shqipëri, dhe rrezikun për coptimin e shqipërisë.

Shqetësim me i madh ishte pushtimi i Shqipërisë jugore nga  ushtria greke në vitin  1913, ku Charles Crane kishte  sponsorizuar ndërtimin e Shkollës në Korçë,  nën drejtimin e patriotit shqiptar Kristo Dako, si dhe duke mbështetur studentët shqiptarë në kolegjet amerikane në Stamboll.

Charles R. Crane dhe Edith Durham, në Podgoricë duke ndihmuarë refugjatët shqiptar

Image

“Për mua, ana më e errët e problemit shqiptar sot nuk është aq shumë hyrja e grekëve në territorin shqiptar me vrasje dhe grabitje, por dëshmia se në qeverinë e re shqiptare po hyjnë intrigat e rrezikshme”,  kishte thënë Charles Crane. /Zëri/

Spitali Shqiptarë në Podgoricë, ku po trajtohen luftetarëtë e plagosur

Image