Çfarë zbulojnë duart e një mashkulli për mënyrën si ai e trajton një femër?!

Po nisët një lidhje të re me një mashkull ose nëse po kërkoni të punësoni një punonjës të gjinisë mashkullore, hidhini njëherë një sy duarve të tij. Nëse gishti i unazës dhe ai tregues janë të njëjtë në gjatësi, ka më shumë gjasa që ai të jetë i besueshëm, i sjellshëm dhe i kujdesshëm, sidomos me femrat.

Por, nëse gishti i dytë dhe i katër kanë gjatësi të ndryshme, gjasat janë të mëdha që ai të jetë grindavec, kokëfortë dhe i vrazhdë.

Studime të mëparshme kanë treguar se diferenca e gjatësisë midis këtyre dy gishtave ndikohet nga ekspozimi ndaj një hormoni në mitër.

Ata që e kanë më të gjatë gishtin e unazës, kanë qenë më të ekspozuar ndaj testosteroneve, që lidhet edhe me sjelljet më agresive. Shkencëtarët nga Universiteti McGill mendojnë se ky fakt ka ndikim edhe tek sjellja e meshkujve kundrejt femrave.