Çfarë tregon gjuha për shëndetin tuaj (VIDEO)

loading...

Dëshironi ta dini se në çfarë gjendje shëndetësore jeni dhe çfarë e shkakton frymëmarrjen tuaj të keqe? Nëse merrni këshilla nga dentistët, vetëm nxirreni gjuhën jashtë dhe shikojeni atë në pasqyrë.
Gjuha është një vend ku shumica e baktereve fshihen, dhe ato shkaktojnë erën e keqe të gojës. Në fakt, sa më shumë shtresa të ketë gjuha juaj, aq më e keqe është era.
Kështu, si mund ta dini nëse gjuha juaj ju tregon për ndonjë problem shëndetësor?
Një gjuhë e shëndetshme është rozë, e butë dhe e pastër, pa asnjë vijë në të. Në anën tjetër, depozitat e verdha në gjuhë të cilat gradualisht bëhen më të zeza është një shenjë se komponimet e sulfurit janë duke u prodhuar në gojën tuaj.
Një çarje e thellë përgjatë gjuhës është tipike për këtë gjendje, dhe ajo është vendi ku shumica e baktereve fshihen, transmeton lajmi.net.
Një gjuhë e përafërt me të çara është një tjetër shenjë se ju keni depozita bakteriale që krijojnë erën e keqe të gojës. Këto çarje janë një vend i përsosur për përhapjen e baktereve.
Një lloj tjetër është e ashtuquajtura “gjuha gjeografike”, e karakterizuar me një numër pikash dhe gungash, zona ku bakteret fshihen.
Kjo gjendje zakonisht ndodh si rezultat i reagimit ndaj disa ushqimeve, stresit, sëmundjeve ose çrregullimeve hormonale.
Disa gjuhë kanë madje edhe të ashtuquajturat shenja të “qimeve”, të cilat duken si qime të vogla në gjuhë. Kjo gjuhë “e leshtë” është gjithashtu një vend ideal për bakteret, që të shumëzohen.

Screenshot_1

loading...

loading...