Çfarë pritet te ndodhë: Mitraloza të rëndë dhe predha antitank afër kufirit me Kosovën

cfarePolicia kufitare e Kukësit sekuestroi të dielën një arsenal armësh një kilometër larg kufirit me Kosovën, por dyshohet që ka edhe aqrmë të tjera të pazbuluara.

Armët janë gjetur në një pyll, në vendin e quajtur “Borgu i Tropojës”, rreth 1 km në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Policia në vendin e ngjarjes sekuestroi 2 mitraloza të rëndë, 30 predha antitank dhe disa fishekë model 56.

Si transmeton Koha.net, pas dyshimeve se mund të ketë vende të tjera ku fshihen armë e municione, policia kufitare ka nisur një aksion për të kryer kontroll detaj në gjithë zonën përreth.

 

– See more at: http://lajmi.net/mitraloza-te-rende-dhe-predha-antitank-afer-kufirit-me-kosoven_100072691.html#sthash.VJJoegU0.dpuf