Çfarë po ndodh me stilin e Rita Orës?

loading...

foto (2)

loading...
Rita Ora, përveç talentit të pamohueshëm në muzikë, është vlerësuar tej mase edhe për stilin e veçantë.
Por, ka disa javë që Rita e ka ‘tradhtuar’ stilin e veshjes me disa paraqitje jo fort mbresëlënëse. Madje, edhe mediet e huaja kanë adresuar kritika të shumta në emër të saj.

Para pak javësh, këngëtarja u paraqit në javën e modës në Paris me një fustan të bardhë, kombinuar me xhaketë të kuqe e që pa dyshim tërhoqi vëmendjen, por jo për të mirë.

Kjo nuk është e vetmja paraqitje e saj që është vlerësuar me nota negative. Rita kohët e fundit vazhdimisht ka befasuar për të keq me veshje ‘shkel e shko’, të cilat nuk u kanë lënë shije të mirë as fansave të saj.

Pak ditë me parë, këngëtarja u shfaq në rrugë me një kostum që e bënte të dukej si zog.

Duket se Rita nuk po e mendon të njëjtën gjë pasi që vazhdimisht, gjatë intervistave të shumta, ajo shprehet se ka një dashuri të madhe për modën dhe se këtë gjë e shfaq vazhdimisht me paraqitjet e saja të shpeshta në publik./LajmeOnline/

loading...