ÇFARË NDODH NËSE VENDOSNI NJË TOP PAMBUKU ME ALKOOL NË KËRTHIZË?

Titulli i mësipërm mund t’ju duket i çuditshëm për dy arsye: 1.shumica prej juash as që e përfshijnë në kujdesin e higjienës personale pastrimin e përditshëm të kërthizës dhe 2.top pambuku me alkool ?

Pavarësisht dyshimeve që munt të keni, truki i mësipërm është një ndër metodat më të mira natyrale për të trajtuar kollën e thatë, ftohjen, simptomat pre/postmenstruale dhe dhimbjet e muskujve.

Ky ilaç i gjyshes është përdorur për shumë kohë për të trajtuar problemet e mësipërme dhe pavrësisht se nuk ekziston një arsyetim i mirëfilltë shkencor, ai ka rezultuar më efektiv se trajtimet medicinale.

Ju duhet vetëm një top pambuku, të cilin duhet ta zhysni në alkool etilik dhe pasi ta keni shtrydhur paksa, vendoseni mbi kërthizë. Mbulojeni me një leukoplast, fashë ose qesës plastike në mënyrë që topi i pambukut të mos lëvizë nga vendi dhe pushoni.

Në qoftë se jeni në një nga ato ditët ku s’ndiheni mirë, keni therje barku ose dhimbje të muskujve të legenit, truku i mësipërm është zgjidhja e duhur. Për ta bërë akoma më të shpejtë veprimin e tij, spërkatni pak kripë të jodizuar para se të vini pambukun mbi kërthizë.