Çfarë ndodh nëse përdorni vazhdimisht aspirinën

as_1457077690-805697

Të marrësh rregullisht aspirinë për një periudhë të gjatë redukton ndjeshëm rreziqet nga kanceri kolorektal (i zorrës).

Ky është përfundimi i një studimi amerikan i botuar në “Gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore, Okologji”. Në studimet theksohet se pas analizave të kryera ka rezultuar që aspirina ka veti anti-kancerogjene.

Gjithashtu përdorimi i aspirinës mund të jetë një element me aftësi parandaluese të koloskopisë dhe të teknikave të tjera të ekzaminimit, pa qenë e nevojshme që t’i nënshtroheni.

“Tashmë ne mund t’i rekomandojmë një numri të madh personash të marrin parasysh përdorimin e aspirinës për të reduktuar rreziqet e kancerit kolorektal”, deklaroi Dr. Andrew Chan, shef i njësisë së epidemiologjisë klinike në spitalin e përgjithshëm të Masaçusets, një nga autorët kryesorë të këtij studimi.

Megjithatë, theksoi ai, “në këtë stad, ne nuk jemi në gjendje që të bëjmë një rekomandim të përgjithshëm për përdorimin e aspirinës për parandalimin e të gjitha formave të kancerit”.