Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e lini duhanin?


Edhe pse jo të gjithë njerëzit e dinë se çfarë pirja e duhanit mund të shkaktojë, dihet se asgjë pozitive për shëndetin s’mund të dalë nga ky aktivitet. Sigurisht që jo të gjithë duhanpirësit duan t’a lënë duhanin, por mund të habiteni me atë se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndalon së piri duhan.
Nëse një cigare ndodhet tani në gojën tuaj, mbarojeni. Pasi që t’a mbaroni, mos ndiz më asnjë tjetër. Nëse do t’a bënit këtë gjë tani, trupi juaj do shkonte në ndryshime të mrekullueshme në më pak se 20 minuta pasi e keni mbaruar atë cigare. Ato janë:
-Në më pak se 20 minuta, shtypja e gjakut dhe ritmi i pulsit do zvogëlohen, dhe temperature e duarve dhe këmbëve tuaj do rritet.
-Pas përafërsisht 8-12 orësh, niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj do ulet në normalitet dhe niveli i oksigjenit në gjak do rritet në normalitet.
-Pas 24 orësh shansi juaj për të pasur sulm në zemër do ulet drastikisht, transmeton lajmi.net.
-Pas 48 orësh, mbaresat e nervave fillojnë të ri-rriten dhe aftësia juaj për të nuhatur dhe shijuar shtohet.
-Në mes të 2 javëve dhe 3 muajve, qarkullimi juaj rregullohet, të ecurit bëhet më i lehtë, kollitja dhe gulçimi eksperiencohet shumë më rrallë. Prodhimi i gëlbazës ulet dhe pas 3 muajsh, funksioni i mushkërive përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.
-Në mes të 1 deri në 9 muajve, do përjetoni të gjitha benefitet e listuara më lart, dhe veç kësaj, do ketë më pak kongjestion sinusi, lodhje dhe gulçim, shkruan lajmi.net. Cilia, struktura të vogla të cilat duken si qime që e largojnë mukusin nga mushkërinjtë, gjithashtu rifitojnë funksionin normal.
-Në një vit, rreziku juaj për sëmundje të zemrës dhe sulm zemre reduktohet përgjysmë se sa që ishte kur pinit duhan.
-Në mes 5 dhe 15 viteve, rreziku i të pësuarit goditje në zemër kthehet në normalitet.
-Pas 10 viteve, shansi juaj për të pasur kancere të ndryshme përfshirë kancerin në mushkëri, gojë, fyt, ezofag, fshikëz, veshka dhe pancreas, ulet drastikisht.
Çfarë ndodh kur e lë duhanin? E merr shëndetin përsëri në duart tuaja./lajmi.net
111-91