Çfarë lidhjeje kanë ndalja e cigares, antidepresivët dhe tingujt?

loading...

loading...
Ekspertët thonë që gjatë viteve të hulumtimit është kuptuar pak për atë se çka ndikon në gjumë dhe prodhon makthe. Psikiatrja Deirdre Barrett nga Harvard Medical School dhe autorja e librit “The Committee for Sleep” për Yahoo Shine ka ndarë dhjetë gjëra të cilat në masë të madhe mund të ndikojnë në përmbajtjen e ëndrrave që t’i mbani mend dhe t’i kujtoni të nesërmen në mëngjes.

1.    Aromat. A çojnë aromat e ëmbla deri tek ëndrrat e ëmbla? Një studim ka treguar që marrja erë luleve në një fazë të caktuar të gjumit çon drejt ëndrrave pozitive, derisa aromat e sulfurit janë të lidhura me ato negative. Por shkencëtarët thonë që inhalimi i aromave të luleve para gjumit nuk ka ndikim në ëndrra. Nëse ndjeni aromën e proshutës e cila vjen nga kuzhina, me siguri nuk do të zgjoheni, por do ta “gjuani” në ëndrrën tuaj, përcjellin mediet.

2.    Tingujt. Jeni zgjuar pasi që keni kuptuar që ndërtesa është në flakë dhe është lëshuar alarmi i zjarrit? Jo, ju ka zgjuar alarmi juaj. Derisa flemë, tingujt po ashtu i dëgjojmë, prandaj Barrett thotë që ata duhen të jenë mjaft të ulët derisa flini që të mos ju zgjojnë, por mjaft të zëshëm për t’i “përjetuar”. Nëse jetoni pranë rrugës ku ka trafik, ndoshta zgjidhja është që të lëshoni tinguj relaksues të valëve nga CD-ja, për t’ju përkujtuar në pushimin vjetor ose diçka të bukur.

3.    Ushqimi me mëlmesa. Çdo gjë që mund të shkaktojë çrregullime të tretjes, si produktet e qumështit dhe mëlmesat, por edhe shujta e bollshme nënkupton që me siguri do të keni makthe të natës, ndërsa nga ato më lehtë mund të zgjoheni dhe t’i kujtoni. Për t’i kujtuar, shpjegojnë ekspertët, duheni të zgjoheni pesë minuta pas ëndrrës. Për gjumë më të rehatshëm duheni të hani më herët, më së voni dy orë para gjumit, por edhe të keni kujdes në përzgjedhjen e delikatesave të mbrëmjes. Njëlloj kështu edhe konsumi i kafes në orët e vonshme të pasdites ka efekt “shkatërrues” në disa njerëz, prandaj më së miri është që me kafen e fundit të përfundoni rreth orës 14.

4.    Fjetja në bark. A jeni të prirë ndaj ëndrrave të gjalla? Nëse jeni, me siguri flini në stomak. Hulumtimi më i ri ka treguar që në këtë pozitë më së shpeshti ëndërrohet seksi ose përkëdhelja, ndërsa supozohet që kjo është e lidhur me frymëmarrjen jo të plotë, sepse ekziston shtypja në bark dhe diafragmë.

5.    Vitamina B6. Edhe pse nuk ekziston hulumtimi i cili vërteton lidhjen e ëndrrave lucide dhe marrjes së shtesës së vitaminës B6, Barrett thotë që B6 është substanca e cila e përdorë trupin tonë që disa aminoacide t’i shndërrojë në neurotransmiterë që ndikojnë në gjumë. Nëse dëshironi gjumë më të qetë, duheni të reduktoni konsumimin e vitaminës B.

6.    Antidepresivët. Po, edhe këto mund të nxisin makthe të natës. Në një hulumtim është treguar që ata e bëjnë shumë më intensive fazën REM të gjumit (në të cilën ëndërrojmë). Nëse i merrni për një kohë më të gjatë, makthet mund të shumëzohen, prandaj më së miri është të këshilloheni me mjekun tuaj rreth ndryshimit të terapisë.

7.    Ndalja e duhanit. Ëndrrat e gjalla mund të jenë rezultat i ndërprerjes së dëmshme si pirja e duhanit. Një studim ka treguar që madje 63 për qind e duhanpirësve ëndërrojnë për duhanin edhe një vit pas ndërprerjes. Në fazën e ndërprerjes, problemi i juaj psikologjik është se si t’i largoni mendimet nga cigaret, megjithatë edhe vet mungesa e nikotinës po ashtu rrit aktivitetin trunor, kështu që ëndërroni më shumë. Patrick McNamara nga Shkolla e mjekësisë ne Boston thotë që pavarësisht problemeve me gjumë qëndroni të fortë sepse neuronet do të qetësohen përsëri dhe do tu sigurojnë gjumë të qetë, ndërsa mushkëritë do t’i keni më të shëndetshme.

8.    Uria. Jeni në dietë dhe nuk hiqni dorë edhe pse u është krijuar vrimë në stomak? Shkalla e ulët e sheqerit në gjak për shkak të mungesës së ushqimit mund ta zgjojë njeriun nga gjumi, çka do të thotë që më siguri në atë gjendje mund të kujtoheni se çka keni ëndërruar (me siguri ndonjë copë të shijshme të picës, çka është dëshmuar te pacientët anoreksik). Fatmirësisht, një gotë jogurt ose banane mund tu ndihmojnë të lehtësoni urinë, dhe njëkohësisht përmbajnë edhe triptofan (aminoacidin) i cili ka edhe efekt për të rënë në gjumë dhe mund tu ndihmojë të flini më mirë.

9.    Filmat horrorë. Barrett thotë që muzika të cilën e dëgjoni, libri që lexoni ose biseda me partnerin ose personin e afërm para gjumit ndikon në ëndrra tuaja. Kështu, nëse vuani nga makthet e natës ose keni shikuar ndonjë film të tmerrshëm, tentoni që disa minuta të reprogramoheni “duke përjetuar” mendime të bukura dhe pozitive para se të flini.

10.    Shtatzënia. Fëmijën nuk e keni në djep, ndërsa ju të shqetësuar e zgjoni bashkëshortin nga gjumi? Kjo sipas hulumtimit, është sulm klasik i ankthit, tipi për femrat shtatzënë ose nënat e reja. Është dëshmuar që ëndrrat e femrave shtatzënë janë më të gjalla me siguri për shkak të përzierjes së emocioneve, pagjumësisë ose luhatjeve hormonale. Ëndrrat nga pak shqetësuese janë shenjë që truri ju ndihmon të mësoheni në ndryshimet e mëdha që do tu ndodhin në jetë.

loading...