Çfarë ka të përbashkët Shqipëria me Afganistanin?


Nga Mentor Kikia

Pamja e parë është imazhi i një fshati në periferi të Tiranës, në një ditë Maji. Ndërsa e dyta është e një “qyteti” afgan. Shqipëria është një tokë e begatë, e gjelbëruar nga maja e malit deri në breg të detit. Tokë e kultivueshme pëllëmbë për pëllëmbë, ku mund të mbjellës e rritësh cdo gjë.

Me lumenj që e përshkojnë në cdo 35 kilomtetra tej për tej. Vendi i dytë në Europë për rezerva hidrike për frymë të popullisë. Për Afganistanin s’ka nevojë për shumë informacion në këtë drejtim, e dinë devetë se c’heqin.

Por clidhje kanë këto dy vende do të thonit? Cfarë i bashkon? Asgjë! Asgjë prej gjëje fare s’kanë të përbashkët.

E përbashkëta e vetme është se si afganët ashtu dhe ne jemi në top listën e vendeve nga ku njerëzit duan të zhduken nga sytë këmbët. Jemi ndër 4 vendet e para në botë. S’ka këtu as luftë e as shkretëtirë. Po përse nuk bëmë dot përpara, përse duam ta braktisim këtë tokë të bëgatë?

Kjo tokë vërtet rrit cdo gjë, por duket se vetëm njerëz të zotë nuk ka rritur asnjëherë. Nuk e di, ndoshta duhet ndërruar fara, nuk e ka fajin toka
fshatidfghj