Çfarë ka ndodhur 3 muaj më parë me nënën e 20-vjeçares që futi në ‘kurth’ Shukri Xhelilin?!

Tre muaj më parë, me urdhër të kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, tashmë të shkarkuar, është pushuar nga puna nëna e 20-vjeçare që realizoi videoskandalin.

Kjo mund të jetë një nga arsye përse vajza vendosi të filmonte kryetarin e Bashkisë dhe të bënte publik video-skandalin ku Xhelili i kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Mësohet se e ëma e 20-vjeçares punonte si sanitare tek zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërrmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibrës.

Aty është dhënë urdhri nga ish-kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.