Çfarë ka anormale kjo grua?

loading...

loading...

Ç’mund të ketë anormale një grua:

Kur reagon pasi e kanë fyer brutalisht dhe tendencialisht.

Kur vetë politika kriminale ia ka bllokuar të gjitha rrugët për të bërë përpara në karrierë… edhe sepse zgjodhi vetë dritën në fund të tunelit të gjatë, e jo atij të shkurtër.

Kur kërcënohet nga dashnori se “gjallë-vdekur” je e imja’… sikur të ishte pronë dhe jo njeri me të drejtën për ta vendosur vetë se çfarë i pëlqen.

Kur jeton në një vend ku i përgojohen çdo ditë, për vite; teshtimat, kollitjet, pulsimet, piklat e urinës, fjalët, ushqimi…

Kur i përdhunohet koka me ëndrra epshi. Paskan “zbuluar” epshin idiotët dhe tani duan të ta injektojnë në tru…

Kur i ndalohet natyrshmëria dhe i imponohet marrëzia.

Kur pastaj përballet edhe me mosbesimin e të afërmve dhe disa miqve…; ose shumë strikt, ose të rrjedhur… rrallëherë njerëzisht!

Kur gjykohet nga burrecë pa turp e gënjeshtarë, për orën kur u zgjua, për nervozizmin “e tepruar”, për punën që po kërkon… Për një punë pa barriera artificiale apo “miq” të eksituar nga
pjeshka e radhës.

Kur budallenj duan ta përzgjedhin në krye të budallenjve, me kusht që të ndjekë rregullat e tyre budallaqe të cilat lënë sërish jashtë njerëzillëkun, miqësinë, dashurinë dhe i përgjërohen servilizmit.

Kur të tjerë, duan ta shtypin, shkelin, keqtrajtojne, thjesht sepse, ashtu kot! Iu pëlqen të luajnë “prijësish”, iu pëlqen pushteti.

Kur të tjerë akoma, janë të pakënduar, dhe ende nuk kanë dalë në dritë.

Ç’mund të ketë anormale, një grua normale në një bashkësi mizogjinësh, që nuk kuptojnë se gruaja është ajo që është, pa komplikimet dhe paragjykimet delirante a ndrydhjet e tyre të trasha.

Ç’mund të ketë anormale një grua kur nuk është frikacake, e nuk ndjen asnjë keqardhje për veten. Sepse e di mirë që “të luajturit” janë të tjerë dhe tjetërkund

loading...