Çfarë i kërkoi kjo nënë shqiptare, presidentit Clinton më 6 maj 1999? (Foto/Video)


Në vitin 1999, më 6 maj, presidenti amerikan, Bill Clinton, viziton qendrën e të deportuarve shqiptarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, e që kishin gjetur strehim në Ingelheim të Gjermanisë.
Gjatë kësaj vizite, Clinton ishte i shoqëruar edhe nga kancelari gjerman, Gerhard Schröder.
Në qendrën e strehimit të këtij qyteti, Clinton ndër të tjera tha: “Do të doja të shpreh respektin tim për familjet që janë këtu, nga Kosova… Për ata që na kanë treguar rrëfimet e jetëve të tyre – zemrat e thyera, makthet, mizoritë dhe pasigurinë – për ata që janë të rinj, për ata që janë të moshuar, ata që janë të moshës së mesme. Ju dëgjova me shumë kujdes”, transmeton Telegrafi.
“Bota do të dëgjojë historitë e juaja. Është me rëndësi që çdo person që do lirinë në botë të dijë rrëfimin për Kosovën. Është me rëndësi që njerëzit të mos harrojnë se ajo që quhet spastrim etnik nuk është ide abstrakte”, shtoi ai.
Në këtë vizitë, është bërë edhe një foto emblematike, që po përhapet ditëve të fundit me të madhe në rrjetet sociale. Në këtë foto shihet një nënë e moshuar shqiptare, tashmë e ndjerë, tek përqafon presidentin amerikan. Përhapja e kësaj fotografie ka befasuar për të mirë familjarët – ata që ishin e nuk ishin pranë saj më 1999, pasi asnjëri nuk e kishte të fiksuar në fotografi një moment të tillë të veçantë.
6